Pertej Barrierave Tiranë

Published date: 26/04/2017
  • Location: Tiranë, Tiranë, Albania

Ndryshimi fillon me ty!

“Vullnetarët nuk paguhen, jo sepse janë të panevojshëm, por sepse nuk kanë të paguar!”


Keshtu quhet nisma me e re qe ofron organizata Pertej Barrierave per te gjithe te rinjte e Tiranes. Ndryshimi fillon me ty! eshte nje projekt mbi menaxhimin vullnetar ne Tirane i cili ka per qellim te ndergjegjesoje aktore te ndryshem te shoqerise civile dhe vecanerisht te rinjte mbi filozofine, vlerat dhe rendesine e punes vullnetare. Projekti synon te krijoje nje strukture permanente per te promovuar punen vullnetare per te rinjte dhe ti nxise ata te jene qytetare aktive ne komunitetin lokal duke ofruar mbeshtetje per grupe ne nevoje bazuar ne vlerat te tilla si: promovim i te drejtave te njeriut, diversitetin kulturor, perfshirje te grupeve te margjinalizuara ne jeten e komunitetit, bashkepunim, solidaritet dhe mundesi te barabarta. Objektivat kryesore te projektit jane:
- Te rrise ndergjegjsimin e te rinjve mbi vullnetarizmin, vlerat qe mbart dhe rëndësinë e tij
- Të rrisim interesin e të rinjve kundrejt punës vullnetare per grupet në nevojë
- Te kontribuoje ne ngritjen e strukturave te qendrueshme afatgjate dhe partneritetit midis institucioneve dhe organizatave te shoqerise civile.
- Të ofrojë informacion për vullnetarizmin në Shqipëri dhe atë në nivel evropian
- Të identifikohen institucione të cilat punojnë me të rinjtë dhe kanë nevojë për punë vullnetare.
- Te fokusoje kete proces drejt nevojave te dyaneshme vullnetar-institucion
- Te kontribuoje ne rritjen e sektorit te vullnetarizmit dhe shoqerise civile ne Shqiperi
- Krijimi i nje database me institucionet qe mund te marrin vullnetare i cili mund te perdoret nga NGO te tjera
Target grupi qe ne synojme ti ndergjegjesojme dhe ti perfshijme ne projekt jane te rinje te 4 shkollave te mesme ne Tirane, perkatesisht Petro Nini Luarasi, Sami Frasheri, Ismail Qemali dhe Qemal Stafa, si dhe te rinje nga Fakulteti i Shkencave Sociale te Tiranes.
Shoqata Pertej Barrierave do te veproje si nje ure lidhese midis institucioneve apo OJF-ve qe kane nevoje te presin vullnetare dhe te rinjve qe kane deshire te ofrojne punen e tyre vullnetare, duke iu referuar nevojave te ndersjellta dhe prioriteteve strategjike te politikave rinore ne nivel kombëtar e lokal.
Ky projekt eshte financuar nga Fondacioni i Shoqerise se Hapur SOROS dhe do te implementohet nga Shatori 2010 deri ne Shkurt 2011 nga organizata Pertej Barrierave. Per me shume informacion mund te na kontaktoni permes adreses tone ate mailitinfo@beyondbarriers.org ose ne numrin e zyres 044806136. Gjithashtu ne kete link mund te shkarkoni Fletepalosjen (english | albanian ) dhe posterin e ketij projekti. Klikoni KETU per te shkarkuar prezantimin .

Contact seller Share

Useful information

  • Avoid scams by acting locally or paying with PayPal
  • Never pay with Western Union, Moneygram or other anonymous payment services
  • Don't buy or sell outside of your country. Don't accept cashier cheques from outside your country
  • This site is never involved in any transaction, and does not handle payments, shipping, guarantee transactions, provide escrow services, or offer "buyer protection" or "seller certification"

Related listings

  • The Albanian Crowd
    The Albanian Crowd
    Jo fitimprurese - Vullnetar - Tiranë (Tiranë) - 02/05/2017

    THEALBANIANCROWD është një platformë interaktive e cila ofron informacion për sektorin e organizatave të shoqërisë civile dhe ndërrmarrjet sociale në Shqipëri. Iniciativa për krijimin dhe promovimin e kësaj platforme është ndërmarrë nga Partnerët Shq...

  • QENDRA RINORE E TIRANËS
    QENDRA RINORE E TIRANËS
    Jo fitimprurese - Vullnetar - Tiranë (Tiranë) - 02/05/2017

    MISIONI I QENDRËS RINORE 5 marsi ishte një ditë shumë e rëndësishme pasi shënoi çeljen e të parës hapësirë gjithëpërfshirëse për të rinjtë e Tiranës. Vizitoje Qendrën Rinore të Tiranës çdo ditë që prej orës 10:00 dhe shpalos idetë e tua, për të kriju...

  • PVN  Projekte Vullnetare Ndërkombëtare
    PVN Projekte Vullnetare Ndërkombëtare
    Jo fitimprurese - Vullnetar - Tiranë (Tiranë) - 02/05/2017

    Projekte Vullnetare Nderkombetare (International Voluntary Projects, PVN) is a non-profit organisation that shares the same aims and values with Service Civil International (SCI), which has many branches and partners through all over the world. PVN i...

Comments

    Leave your comment (spam and offensive messages will be removed)