The Albanian Crowd Tiranë

Published date: 02/05/2017
  • Location: Tiranë, Tiranë, Albania

THEALBANIANCROWD është një platformë interaktive e cila ofron informacion për sektorin e organizatave të shoqërisë civile dhe ndërrmarrjet sociale në Shqipëri.

Iniciativa për krijimin dhe promovimin e kësaj platforme është ndërmarrë nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim , një organizatë shqiptare e krijuar që në vitin 2001. Platforma vjen në vijim të punës disa vjeçare të Partnerëve Shqipëri për krijimin, publikimin dhe rifreskimin e vazhdueshëm të informacionit mbi sektorin e organizatave të shoqërisë civile.

Nëpërmjet kësaj platforme interaktive, organizatat e shoqërisë civile do të kenë mundësi të:

NDAJNË me publikun informacion mbi vendndodhjen, shtrirjen e aktivitetit, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që ofrojnë dhe projektet me të cilat po punojnë;
NJOFTOJNË mbi aktivitetet, eventet dhe programet e tyre duke tërhequr audiencë, vullnetarë dhe mbështetës;
KRIJOJNË rrjete me organizata të tjera pjesë e kësaj platforme e më gjerë;
MARRIN PJESË në vëzhgime dhe monitorime online në lidhje me mjedisin mundësues për zhvillimin e sektorit të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.
Përveç sektorit të shoqërisë civile, kjo platformë do t’u shërbejë edhe institucioneve e individëve nga sektori shtetëror, ai i biznesit, medias etj. të cilët do të mund të gjejnë aty një informacion dinamik dhe të plotë mbi organizatat e shoqërisë civile dhe aktivitetin e tyre.

Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Contact seller Share

Useful information

  • Avoid scams by acting locally or paying with PayPal
  • Never pay with Western Union, Moneygram or other anonymous payment services
  • Don't buy or sell outside of your country. Don't accept cashier cheques from outside your country
  • This site is never involved in any transaction, and does not handle payments, shipping, guarantee transactions, provide escrow services, or offer "buyer protection" or "seller certification"

Related listings

  • QENDRA RINORE E TIRANËS
    QENDRA RINORE E TIRANËS
    Jo fitimprurese - Vullnetar - Tiranë (Tiranë) - 02/05/2017

    MISIONI I QENDRËS RINORE 5 marsi ishte një ditë shumë e rëndësishme pasi shënoi çeljen e të parës hapësirë gjithëpërfshirëse për të rinjtë e Tiranës. Vizitoje Qendrën Rinore të Tiranës çdo ditë që prej orës 10:00 dhe shpalos idetë e tua, për të kriju...

  • PVN  Projekte Vullnetare Ndërkombëtare
    PVN Projekte Vullnetare Ndërkombëtare
    Jo fitimprurese - Vullnetar - Tiranë (Tiranë) - 02/05/2017

    Projekte Vullnetare Nderkombetare (International Voluntary Projects, PVN) is a non-profit organisation that shares the same aims and values with Service Civil International (SCI), which has many branches and partners through all over the world. PVN i...

  • Pertej Barrierave
    Pertej Barrierave
    Jo fitimprurese - Vullnetar - Tiranë (Tiranë) - 26/04/2017

    Ndryshimi fillon me ty! “Vullnetarët nuk paguhen, jo sepse janë të panevojshëm, por sepse nuk kanë të paguar!” Keshtu quhet nisma me e re qe ofron organizata Pertej Barrierave per te gjithe te rinjte e Tiranes. Ndryshimi fillon me ty! eshte nje proje...

Comments

    Leave your comment (spam and offensive messages will be removed)