zyre juridike/avokat Tiranë

Published date: 16/03/2017
  • Location: Tiranë, Tiranë, Albania

Studio ligjore “KLM Legal Service”, ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim në gjykatë për çështje te ndryshme civile, administrative, familjare apo tregtare.

Studio jone ofron asistencë dhe konsulecë ligjore në proçedurat që duhen ndjekur për zgjidhjen e martesës, përgatitjen e kontratave që rregullojnë regjimin pasuror martesor, përcaktimin e përgjegjësisë prindërore, kujdestarisë, etj. Konsulence në përpilimin e akt marrëveshjeve për zgjidhjen me mirëkuptim të martesës si dhe çdo problem tjetër që ka lidhje me çështjet familjare.

Zyra jone ofron shërbimet e mëposhtme.

- Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.
- Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve,( Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës) përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.
- Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjyq gjate proçesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
- Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore nga mjetet motorrike.
- Përfaqësim ligjor pranë organeve gjyqesore
- Përgatitje të kërkesë-padive dhe akteve të tjera juridike.
- Përgatitje të kërkesave të ndryshme drejtuar institucioneve të ndryshme: ankime, rekurse, njohje të vendimeve të huaja për efektet civile, etj.
- Çështje që kanë të bëjnë me të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë.
- Mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me pagat, me detyrat e punëmarrësit në punë, uljet në detyrë apo dhe çdo problem tjetër që mund të lindë në mes palësh.
- Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore.
- Ankim të akteve administrative individuale apo Përpilim kërkesash fillestare, peticione me anë të mjeteve të parashikuara në Kodin e Proçedurave Administrative, akte juridike, memorie, në lidhje me proçedimet administrative ku klientët tanë janë palë.

Ne ofrojme konsulencë dhe asistencë juridike për shoqëritë tregtare, në formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që ka të bëjë me: - Themelimin e shoqërive tregtare (Hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqeritë tregtare)
- Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet; bashkimit, shëndrrimit dhe likujdimit.
- Marrëdhëniet e shoqërisë tregtare me palët e treta si dhe Hartim dokumentash, aktesh, përfaqësim në gjykatë, në mbrojtje të klientëve debitorë apo kreditorë ndaj bankave të nivelit të dytë.


Ne jemi ne sherbimin tuaj!

Per cdo informacion mund te na kontaktoni si me poshte:

email: klmlegalservice@gmail.com
cel: 0692303038

prane shkolles Vasil Shanto

Contact seller Share

Useful information

  • Avoid scams by acting locally or paying with PayPal
  • Never pay with Western Union, Moneygram or other anonymous payment services
  • Don't buy or sell outside of your country. Don't accept cashier cheques from outside your country
  • This site is never involved in any transaction, and does not handle payments, shipping, guarantee transactions, provide escrow services, or offer "buyer protection" or "seller certification"

Related listings

  • Zyre avokatie
    Zyre avokatie
    Ligjore - Tiranë (Tiranë) - 21/02/2017

    Pershendetje, Zyra jone Ofron mbrojtje ligjore per ceshte civile dhe administrative si dhe keshillim ligjor. Zyra drejtohet nga Znj.N. Kondi juriste me eksperience te gjate. Do t'ju luteshim qe ta shikonit zyren tone si nje mundesi te mire te zgjidhj...

  • Avokat dhe Konsulence Ligjore
    Avokat dhe Konsulence Ligjore
    Ligjore - Tiranë (Tiranë) - 20/02/2017

    Zyra jone ofron sherbime juridike dhe ndihmon ata persona që kanë probleme ligjore nga me te ndryshmet. Ne mund të japim ndihmë ligjore në fusha të tilla si çështje penale, çështje pronash, çështje borxhe, çështje ndarje familjesh, çështje dhunë në f...

  • Konsulence ligjore
    Konsulence ligjore
    Ligjore - Tiranë (Tiranë) - 20/02/2017

    Zyre juridike (avokatie) Ofron konsulence ligjore per ceshtje te ndryshme civile, tregtare dhe administrative si dhe perfaqesim perpara organeve gjyqesore. Nese keni çeshtje te cilat mendoni qe duhet te zgjidhen ne rruge gjyqesore dhe eshte i nevojsh...

Comments

    Leave your comment (spam and offensive messages will be removed)