Albexpo Grup Tiranë

Published date: 05/05/2017
  • Location: Tiranë, Tiranë, Albania

Albexpo Grup është një kompani e fuqishme shërbimesh me autoritet dhe prestigj ndërkombëtar me prioritet në fushën e organizimit dhe realizimit të expo-panaireve, me një infrastrukturë të ngritur e konsoluduar në vite dhe një eksperiencë organizimi e realizimi të disa dhjetra- qindra panairesh, ekspozitash dhe konferencash ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale. Ajo prezantohet për herë të parë në vitit 1994 si një risi në tregun Shqipëtar të porsaçelur dhe si e tillë edhe përpara agjenteve ndërkombëtarë të interesuar për këtë treg. E pikërisht në fundnëntorin e këtij viti, në Tiranë, në Piramidën e ndërtuar nga diktatura për mitifikimin e liderit të saj shpirteror, dhe që pas vitit 1992 u shndërruar në Qëndrën Ndërkombëtare të Kuturës, në bashkëpunim me këtë instuticion, Elida Co organizon panairin e parë shqipëtar ku ekspozuan mbi 52 kompani shqipëtare dhe të huaja. Suksesi i arritur në këtë aktivitet bëhet shkak i orentimit të Elida Co nga kompani tregtare në agjensi shërbimesh, e ligjeruar kjo ne janar te 1995 dhe e simbolizuar ne logon e re Elida Co. 94.
Ajo në rrugën e saj të rritjes është përshtatur gjithmonë e më shumë me konceptet e reja të funksionimit me maturi, për t’u përballur me sfidat e kohës dhe për të formuar identitetin e saj, duke u mbështetur mbi parimin e bashkëpunimit me leverdi reciproke, të punës sistematike, efiktivitetit, komunikimit dhe korrektësisë si ndaj instuticioneve shtetërore ashtu dhe ndaj bashkëpuntorëve vendas dhe të huaj. Elida Co. 94 ka mbështetur çdo nismë, për krijimin e një politike ekspozimi integruese me fqinjët dhe me Bashkimin Evropian duke punuar njëkohësisht për krijimin edhe të një tradite kombëtare.
Sot, sipermarrja e kompanise Elida Co. 94 është aq e gjërë sa që është dashur të organizohet në Grup nën emrin Albexpo brënda së cilës funksionojnë:
Albexpo në fushën e organizimit të eventeve ( panaire, expozita, konferenca etj.)
Albexpo-sistem në fushën e realizimit të eventeve ( panaire, expozita, konferenca etj.)
Albneon-vizion në fushën e realizimit te imazheve indoor / outdoor nëpërmjet reklamave ndricuese, printimeve dhe ndricimeve artistike.

ALBEXPO -GROUP
Organizues Panaire & Ndertim Ekspozita

Dr. Ing. Ylli Bektashi

( Administrator)
Kontakt : +355 69 20 99997
E-mail: info@albexpo.com
Zyrat Qendrore

Rr. Jan Kukuzel, Pall.3, Dyqani 1
(prane Ambasades Amerikane ose mbas Drejtorise se Higjenes)
Tirane – Albania

Contact seller Share

Useful information

  • Avoid scams by acting locally or paying with PayPal
  • Never pay with Western Union, Moneygram or other anonymous payment services
  • Don't buy or sell outside of your country. Don't accept cashier cheques from outside your country
  • This site is never involved in any transaction, and does not handle payments, shipping, guarantee transactions, provide escrow services, or offer "buyer protection" or "seller certification"

Related listings

  • F&M Reklama
    F&M Reklama
    Reklama - Marredhenie me Publikun - Tiranë (Tiranë) - 05/05/2017

    F&M Reklama pati fllimet e saj modeste në vitin 2007, me një aktivitet i cili u konsolidua dhe u përmirësua me kalimin e kohës, duke u shfaqur tashmë si një nga partnerët më seriozë për një numër të madh biznesesh në Shqipëri. Që në fllim të rrug...

  • Genial Reklama
    Genial Reklama
    Reklama - Marredhenie me Publikun - Tiranë (Tiranë) - 05/05/2017

    Genial Reklama i ka fillimet e veta ne Athine, Greqi qe ne vitin 1995. Me kalimin e viteve kjo kompani u pershtat me se miri me kerkesat e tregut duke perqafuar te rejat me te fundit te teknologjise dhe duke i aplikuar ato ne ide kreative per te gjit...

  • Omega Studio " Agjenci Publicitare"
    Omega Studio " Agjenci Publicitare"
    Reklama - Marredhenie me Publikun - Tiranë (Tiranë) - 05/05/2017

    Studio jonë (Omega Studio), ju kontakton në lidhje me shërbimet e shumta në profilin e marketingut. Ofrojmë për Ju: Koncept, Ideim, Design, Lay-Out dhe Shtyp. Database-i ynë i personalizuar sipas kërkesave të shumta të klientëve ndër vite përmban: id...

Comments

    Leave your comment (spam and offensive messages will be removed)