F&M Reklama Tiranë

Published date: 05/05/2017
  • Location: Tiranë, Tiranë, Albania

F&M Reklama pati fllimet e saj modeste në vitin 2007, me një aktivitet i cili u konsolidua dhe u përmirësua me kalimin e kohës, duke u shfaqur tashmë si një nga partnerët më seriozë për një numër të madh biznesesh në Shqipëri.

Që në fllim të rrugëtimit të saj, dy vëllezërit Faolt & Marin Pahija, të cilët themeluan këtë kompani, ndoqën një strategji të diferencimit të produktit duke u orientuar nga kërkesat e tregut nevojat dhe dëshirat e klientëve.

Në proçesin e rritjes së saj stafi është shtuar në mënyrë progresive dhe është specializuar në fushën e prodhimit të reklamave duke ofruar profesionalizëm, eksperiencë dhe përmirësim të produkteve nëpërmjet teknologjisë.

Sot F&M Reklama është një nga operatorët kryesorë në tregun e reklamave në Shqipëri, e cila ofron të gjitha produktet dhe shërbimet në fushën e reklamimit, ku përfshihen: tabela ndriçuese, printime digitale indoor/outdoor, punime me gërma 3D, punime profesionale të teknologjisë LED, reklama në seri, billborde, karburante, stenda promocionale, artikuj promocionalë, reklama elektronike etj.

Eksperienca dhe punimet e kësaj kompanie janë të medha dhe shërbejnë si një garanci më shumë për besueshmerinë ndaj tyre. Vitet e fundit kjo kompani është zgjeruar në prodhimtarine e saj me nje fabrike e cila ka një kapacitet prodhimi të lartë për të përballuar cdo porosi, si edhe një showroom modern në qëndër të Tiranës.

Sllogani i kësaj kompanie, bazuar në eksperiancat e saj reale, përfaqëson atë çka vërtetë këtë kompani e dallon:

Vizioni i kompanisë
Të ndërtojmë një kompani publicitare lider në tregun shqiptar, e cila do të ofrojë produkte dhe shërbime në fusha të ndryshme të reklamimit.
Të krijojmë një emër dhe një standart që të njihet dhe të shërbejë në të gjithë rajonin e Ballkanit si dhe tregun global.

REPARTI I PRODHIMIT
Rrethi i Doganes, Rr. Gjergj Legisi,prane ish AMC-se qendrore, Tirane, Shqiperi.
Tel: 00355 4 22 47 949
Cel: 00355 68 40 65 195
Cel: 00355 67 40 92 745
E-mail: info@fmreklama.com
E-mail: marketing@fmreklama.com

EKSPOZITA
Rr: "Sulejman Delvina", Pallati "Scuttari", Tirane, Shqiperi
Tel: 00355 4 22 47 949
Cel: 00355 68 40 65 194
Cel: 00355 67 20 09650
E-mail: promotion@fmreklama.com
E-mail: sales@fmreklama.com

Contact seller Share

Useful information

  • Avoid scams by acting locally or paying with PayPal
  • Never pay with Western Union, Moneygram or other anonymous payment services
  • Don't buy or sell outside of your country. Don't accept cashier cheques from outside your country
  • This site is never involved in any transaction, and does not handle payments, shipping, guarantee transactions, provide escrow services, or offer "buyer protection" or "seller certification"

Related listings

  • Genial Reklama
    Genial Reklama
    Reklama - Marredhenie me Publikun - Tiranë (Tiranë) - 05/05/2017

    Genial Reklama i ka fillimet e veta ne Athine, Greqi qe ne vitin 1995. Me kalimin e viteve kjo kompani u pershtat me se miri me kerkesat e tregut duke perqafuar te rejat me te fundit te teknologjise dhe duke i aplikuar ato ne ide kreative per te gjit...

  • Omega Studio " Agjenci Publicitare"
    Omega Studio " Agjenci Publicitare"
    Reklama - Marredhenie me Publikun - Tiranë (Tiranë) - 05/05/2017

    Studio jonë (Omega Studio), ju kontakton në lidhje me shërbimet e shumta në profilin e marketingut. Ofrojmë për Ju: Koncept, Ideim, Design, Lay-Out dhe Shtyp. Database-i ynë i personalizuar sipas kërkesave të shumta të klientëve ndër vite përmban: id...

  • MCCANN TIRANA
    MCCANN TIRANA
    Reklama - Marredhenie me Publikun - Tiranë (Tiranë) - 05/05/2017

    NE JEMI MCCANN TIRANA: Një emër botërisht i njohur në një qoshe eklektike të Ballkanit. Jemi një traditë një-shekullore e cila vepron në një sektor komunikimi në rritje e sipër. Mbartim mbi vete një mision ambicioz: T’i ndihmojmë klientët tanë të zhv...

Comments

    Leave your comment (spam and offensive messages will be removed)